Lajme

Greqia jashtë zonës Euro ?

Nuk përjashtohet kthimi i drahmës në Greqi, thonë agjencitë e lajmeve perëndimore

Në një bashkëbisedë me gazetën belge «De Standard», komisari evropian, Karel de Gucht, thuhet të ketë thënë të premten e kaluar se Brukseli dhe Frankfurti janë duke punuar në një plan emergjent në rast se Greqia duhet tä lëshojë zonën Euro. Kjo është hera e parë që një përgjegjës i Unionit Evropian pohon ekzistimin e një plani emergjent.

«Sot ekzistojnë, në suaza të Bankës Qendrore Evropiane si dhe të Komisionit Evopian, shërbime që punojnë mbi skenarë urgjent në rast se Greqia nuk ia arrin (…) Fundi i lojës tanimë ka filluar dhe se si do të qëndrojnë gjërat nuk e di», mendon Karel de Gucht. Sipas këtij të fundit, në rast se Greqa del nga Euro, «konfuzioni do të jetë i madh në Greqi».

Sipas agjencicë Reuters, e cila citon një burim anonim, grupi anglez “De La Rue”, i cili ka për aktivitet kryesor shtypjen e parave, veçse disponon një plan emergjent për të shtypur drahmat greke.

Sipas ekspertit Nouriel Roubini, i cili e kishte paraparë krizën financiare të vitit 2008, “e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë është vënia në vend e një procesi të organizuar të daljes nga Euro, në pamundësi të larjes së borxheve. Kjo dalje do të duhej të koordihonet dhe të financohet nga Banka Qendrore Evropiane, Unioni Evropian si dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kjo formë e daljes do t’i zvogëlonte dëmet anësore për Greqinë si dhe për pjesën tjetër të zonës Euro», ka thënë ai në një kolumnë për “Project Syndicate”.