Lajme
Greqia i bën maskat e detyrueshme, pas rritjes së rasteve të COVID-19
Greqia do ta bëjë të detyrueshme maskën në kuvertën e trageteve që lundrojnë në ishujt e saj, duke shtrirë kërkesën përtej hapësirave publike të brendshme, pas një rritje të papritur të infeksioneve.
Greqia raportoi 110 raste të reja të shtunën, rritja e saj më e lartë njëditore në disa javë.
75 raste të tjera të konfirmuara u raportuan të dielën.
Javën e kaluar Greqia bëri që maska të jetë e detyrueshme në të gjitha hapësirat publike të brendshme dhe gjithashtu në hapësirat në natyrë, ku distancimi i duhur shoqëror nuk mund të vërehet.
Greqia deri më tani ka konfirmuar 4662 raste me COVID-19 dhe 208 vdekje, një numër relativisht i ulët në krahasim me shumë vende evropiane, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











