Lajme
Greqia hap kufijtë për turistët e vaksinuar nga BE-ja
Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për turistët nga vendet e Bashkimit Europian, për të shpëtuar një dështim të dytë radhazi të një prej sektorëve më të rëndësishëm ekonomikë të vendit.
Por, megjithatë, dyert nuk janë të hapura për të gjithë. Zv.ministrja e Turizmit, Sofia Zacharaki, u shpreh se nga 14 maji turistët nga BE-ja do të kenë mundësi të kalojnë pushimet në Greqi pa karantinë, me kushtin e vetëm që të jenë të vaksinuar ose një test negativ PCR.
“Pushuesit ose do të duhet të jenë të vaksinuar ose të tregojnë një test negativ PCR të koronavirusit. Pas kësaj, ata do të jenë të lirë të pushojnë në Greqi. Kjo rregullore do të zbatohet gjithashtu për disa shtete joanëtare të BE-së, përfshirë Serbinë dhe Britaninë e Madhe”, tha zv.ministrja.
Po ashtu karantina është hequr dhe për vizitorët nga Izraeli, vend i cili ka ecur më mirë se shumë të tjerë me procesin e vaksinimit./a2cnn
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri













