Lajme
Greqi: Baret dhe restorantet protestojnë ndaj masave kundër COVID-19
Kafenetë, restorantet dhe baret në Greqi zhvillojnë sot një grevë njëditore në shenjë proteste ndaj masave kufizuese që synojnë frenimin e infeksioneve në rritje të koronavirusit.
Përfaqësuesit e sindikatës do të takohen me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për t’i dorëzuar një peticion që bën thirrje për heqjen e masave.
Pronarët e bizneseve shprehen se të ardhurat e tyre kanë rënë dhe vendet e punës janë në rrezik që kur nisën kufizimet në fillim të këtij muaji, duke kërkuar që në ambientet e tyre të futen vetëm klientët e pajisur me një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19.
Kjo masë vlen edhe për sallonet e bukurisë dhe dyqanet me pakicë, ndërsa kufizime të reja janë vendosur edhe për numrin e klientëve për metër katror.
Ky sektor është i indinjuar edhe me faktin se kufizime të ngjashme nuk janë vendosur për kishat apo stadiumet sportive.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













