Maqedonia
Greqi, anketë për referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, një pjesë e mediave greke teknikisht e transmetojnë tekstin e publikuar nga agjencia e lajmeve “ANA-MPA”, ndërsa një pjesë e marrin nga MIA.
“Anketë – IRJM: Epërsia e atyre që do të votojnë “po” në referendumin”; “Me 41,5% është në përparësi “po” për pyetjen për emrin e IRJM-së, sipas anketës”; “Të ndarë qytetarët në IRJM në vigjilje të referendumit”; “Sondazh – IRJM: Epërsi prej 6.5% për “po” për Marrëveshjen e Prespës”; “Në Shkup, në epërsi është “po”, zgjedhjet janë skenar i mundshëm”, janë një pjesë e titujve në edicionet onlajn të mediave greke.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, një pjesë e mediave greke teknikisht e transmetojnë tekstin e publikuar nga agjencia e lajmeve “ANA-MPA”, ndërsa një pjesë e marrin nga MIA.
“Me mbi 40% është në epërsi “po-ja” në referendumin për çështjen e emrit të IRJM-së, sipas hulumtimeve të mendimit publik shkruan “ANA-MPA”.
“Sipas hulumtimit të zbatuar nga agjencia M-prospekt për MCMS, ndërsa të publikuar nga agjencia MIA “po” është në epërsi për 6.4% në krahasim me “jo” në periudhën kur në anketat paraprake në epërsi ishte “kundër” shkruan portali informativ “In”.
“Vendi fqinj gjendet në periudhën parazgjedhore, sepse më 30 shtator do të mbahet referendumi kyç për miratim ose refuzim nga qytetarët për Marrëveshjen e Prespës, e cila mbart ndryshime në emrin dhe Kushtetutën e vendit. Sipas anketës së fundit “po” për Marrëveshjen e Prespës është në epërsi për 6.4% në krahasim me “jo”, shkruan “Efimerida ton sindakton”.
Portali informativ “Reader”, referendumin e lidh me zgjedhje të parakohshme parlamentare, që Qeveria ta ketë shumicën e nevojshme për ndryshime kushtetuese.
“Epërsia prej 6% për “po” në referendumin e ardhshëm në IRJM duket se shkakton dozë të optimizmit në Athinë dhe Shkup. Nëse këto shifra konfirmohen gjatë votimit, Athina konsideron se është e mundshme Zoran Zaev të shmang konvokimin urgjent të Kuvendit për fillim të procesit për revizion kushtetues, ndërsa me siguri do të shpallë zgjedhje, për Kuvendin e ri që do të formohet të përgatitet drejt shumicës kushtetuese së bashku me partitë politike shqiptare me të cilat bashkëpunon (përkatësisht të ketë 80 prej 120 vende të deputetëve), shkruan gazetari me përvojë i portalit dhe shton se përderisa gjithçka shkon siç duhet, kjo do të thotë se Marrëveshja e Prespës në Parlamentin grek mund të vjen në fillim të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













