Lajme
Grekët protestojnë për çështjen e migrantëve
Banorët e ishujve grekë, ku gjendet një numër i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për t’i zëvëndësuar kampet e refugjatëve me qendra paraburgimi.
Protestat u mbajtën në ishujt e Lesbos, Samos dhe Chios.
Protestuesit kërkuan që migrantëve tu lejohet të lëvizin në kontinentin evropian dhe refugjatëve tu lejohet që të largohen nga vendi.
“Ishujt nuk mund të jenë burgje. Së bashku me migrantët dhe refugjatët edhe ne jemi duke u burgosur”, tha Stratis Ververis, një nga protestuesit.
Më shumë se një milionë migrantë janë larguar nga konfliktet në Lindjen e Mesme për në Turqi, dhe nga aty, kanë kaluar në territorin grek.
Fluksi më i madh i hyrjeve të migrantëve ndodhi në vitet 2015-2016.
Vitin e kaluar, 59.726 migrantë dhe refugjatë arritën në brigjet e Greqisë, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Organizatat humanitare i kanë përshkruar si të tmerrshme kushtet e jetesës së rreth 36.000 njerëzve në kampet greke.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












