Shkurt.ch
Gratë, në pension me 65 vjet!
Në kuadrin e konsultimeve mbi reformimin e çështjes së pensionimit të moshës “Altersreform 2020”, Dhoma e Kantoneve e Palamentit të Zvicrës ka marrë vendimet bazë. Në mesin e tyre, kryesori është ai që e ngre në 65 vjet moshën për pensionim të grave.
Kjo dhomë parlamentare ka miratuar me këtë rast kërkesat e bëra nga Këshilli Federal (qeveria) edhe lidhur me shtyrjen dhe shkurtimin e moshës për pension.
Ngritja e moshës së pensionimit të grave nga 64 në 65 vjet ka qenë “e pashmangshme” në dritën e rritjes së numrit të njerëzve që jetojnë më gjatë pas pensionimit. Kjo domethënë se jetëgjatësisë së tyre të rritur, zviceranët duhet t`ia paguajnë “tagrin” duke zgjatur edhe stazhin e punës.
Organizatat e grave dhe një pjesë e të majtës vazhdojnë ta kundërshtojnë shtyrjen e moshës për pensionim të grave duke shtruar si argumente diskriminimin që gratë kanë në paga etj.
Dhoma e Kantoneve po ashtu ka vendosur që norma minimale e konvertimit te fondet pensionale të zbritet nga 6.8% në 6%. Kjo zbritje, në praktikë përkthehet kështu: Ai që në konton e tij të pensionit ka 100.000 franga, në vend se 6800 franga e merr një pemsion vjetor prej vetëm 6000 frangash.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












