CH-Ballkani
Gratë marshojnë për të drejtat e tyre në Kosovë
Ky parakalim ishte në kuadër të solidarizimit me dhjetëra shteteve të botës, me protestën “Gratë Marshojnë”, që doli si kundërshtim për gjuhën seksiste dhe denigruese ndaj grave, të përdorur nga Donald Trump në garën elektorale për president të SHBA-ve, derisa kjo po përdoret edhe në Kosovë
Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë e organizuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës kundër gjuhës seksiste dhe denigruese ndaj grave nga politikanët kosovarë, shkruan albinfo.ch.
Ky parakalim ishte në kuadër të solidarizimit me dhjetëra shteteve të botës, me protestën “Gratë Marshojnë”, që doli si kundërshtim për gjuhën seksiste dhe denigruese ndaj grave, të përdorur nga Donald Trump në garën elektorale për president të SHBA-ve, derisa kjo po përdoret edhe në Kosovë.
Sipas Igballe Rugovës, qëllimi i marshit është që të dërgohet mesazhi paralajmërues, se përdorimi i një fjalori të tillë nga tashmë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të kishte efekt në shumë vende të botës, për çka bëri thirrje që të ndalohet.
“Sot i jemi bashkuar këtij marshi që po ndodhë në të gjithë botën dhe e lidhim edhe me çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Edhe tek ne, vitin e kaluar, ka nisur një gjuhë seksite ndaj grave. Gjithashtu kërkojmë më shumë të drejta për gratë, si në vendimmarrje, por edhe në çështje të tjera”, ka thënë ajo, derisa shumë pankarta kishte për të drejtat e grave në Kosovë.
Gjithashtu, u rikujtua se gjuha e tillë, po përdoret edhe në Kosovë, dhe gra në pozita të rëndësishme, kanë qenë cak i gjuhës së tillë. Marshi qendror në kuadër të iniciativës “Gratë marshojnë”, mbahet sot në Uashington, ndërsa zhvillohet edhe në 80 qytetet e 40 shtetet të ndryshme të botës.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













