Gruaja
Gratë e diasporës, model i të bërit biznes
Rreth 100 gra që kanë krijuar dhe i udhëheqin bizneset e tyre në Kosovë janë bashkuar në një forum organizuar nga MeD. Në forum u çmua roli i grave të diasporës
Përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës e vlerësojnë lartë kontributin e grave nga diaspora në biznes, ndërkohë i inkurajojnë edhe gratë kosovare që të inkurajohen nga ato të diasporës për të krijuar dhe zhvilluar bizneset e tyre.
Shumë biznese të suksesshme në Kosovë, por edhe në diasporë menaxhohen nga gratë, prandaj kjo, konsiderohet sukses. Të paktën kështu u tha në një forum organizuar nga Ministria e Diasporës me titull: “Gratë e diasporës në biznes”.
Në këtë forum po marrin pjesë rreth 100 gra që kanë krijuar dhe i udhëheqin bizneset e tyre në Kosovë, përfaqësuese të UNDP-së në Kosovë, përfaqësuese të USAID-it dhe organizatave të tjera.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se është i njohur fakti që biznesi kosovar, por edhe bizneset e bashkatdhetarëve tanë në diasporë janë duke përjetuar një ngritje të shpejtë.
“Veçanërisht na gëzon fakti se shumë prej këtyre bizneseve tashmë udhëhiqen nga gratë kosovare, të cilat kanë treguar se janë të gatshme dhe të afta të udhëheqin jo vetëm biznese të vogla dhe të mesme, por të jenë të suksesshme edhe në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme shtetërore”, deklaroi Makolli.
Ai tha se Qeveria e Kosovës ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë përkushtim të lartë sa i përket përfshirjes së grave në rrugën e shtetndërtimit dhe zhvillimit ekonomiko-shoqëror, duke krijuar mundësi të shumta për përfshirjen e tyre në secilën fushë.
Edhe Ministria e Diasporës, sipas tij, do ta ofrojë përkrahjen e saj, me kapacitetet e saj, për të promovuar dhe për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Nga ky forum 3-ditor presim që të krijohet një lidhje e pandashme mes jush, të njoftoheni për së afërmi për veprimtaritë e secilës nga ju, të diskutohen dhe të identifikohen format e bashkëpunimit mes jush, si dhe të krijohet një rrjet i grave afariste që do të ndihmonte në shkëmbimin e ideve dhe të përvojave tuaja, t’i promovoni bizneset tuaja, posaçërisht bizneset dhe produktet e vendit”, tha Makolli.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusasri Lila theksoi se ka pasur përparime në pjesëmarrjen e grave në udhëheqjen e bizneseve, sidomos të atyre nga diaspora, dhe për këtë i inkurajoi fuqishëm gratë në Kosovë që t’i ndjekin këta shembuj.
Ndërkaq, Steliana Nedera, përfaqësuese e përhershme në UNDP, vlerësoi se vitet e fundit është bërë shumë për pjesëmarrjen e grave në biznes.
“Diaspora ka shumë mundësi të investojë dhe ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës. UDNP-ja do ta mbështesë qeverinë që dërgesat financiare nga diaspora – remitencat t’i kthejë në investime, pra në zhvillim ekonomik dhe jo vetëm në konsum”, tha ndër të tjera znj.Nedera.
Ndërkohë, Maureen A. Shauket, drejtoreshë e misionit USAID, duke e vlerësuar të rëndësishëm këtë forum tha se për ta rritur ekonominë duhet gjithëpërfshirja e grave në biznes.
“Gruaja duhet të jetë e bashkuar. Presim që diaspora të ketë ndikim në këtë unifikim të gruas në Kosovë”, deklaroi ajo.
Forumi “Gratë në biznes” dhe panairi me prodhimet e vendit mbahet në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës” .
Qëllimi i tij, siç thuhet, është që gratë e biznesit të rajonit dhe të mërgatës kosovare të njihen mes vete, të krijohet rrjeti i grave afariste, të motivohen sa më shumë për të investuar në Kosovë, të jenë sa më të fuqishme në biznes dhe, nëpërmjet tyre, të motivohen edhe partnerët e tyre që të investojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











