Lajme
Gratë e dhunuara mbrohen me ligj
Pas trysninë edhe nga organizatat ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës miratoi një ligj që njeh luftën e UÇK-së, por edhe mbron gratë e keqtrajtuara seksualisht gjatë luftës
Kuvendi i Kosovës pas 15 vjet heshtjesh, ka miratuar të enjten mbrëma një Ligj, që mbron gratë e dhunuar gjatë luftës, viktimat civile të luftës dhe familjeve të tyre. Ky ligj që përfshinë edhe statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të ish –Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka kaluar më shumicë votash.
Pro këtij ligji ishin 69 deputetë, 9 u deklaruan kundër dhe vetëm 1 deputet abstenoi.
Debati më i ashpër në Kuvend është zhvilluar për futjen ose jo në ligj edhe të grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës. Një pjesë e deputetëve kërkonin që për gratë e dhunuara të përpilohet një ligj i veçantë, pro pas shumë diskutimesh, me shumicë votash u vendos që gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë të futen nën mbrojtje ligjore.
Jakup Krasniqi është kryetar i Kuvendit të Kosovës. “Edhe ajo kategori si edhe kategoritë e tjera që kanë pësuar nga lufta, duhet ta kenë një jetë të dinjitetshme dhe duhet të kenë përkujdesjen e shoqërisë dhe institucioneve të shtetit”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.
Ndryshe, Amnesty International kishte kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të garantojë të drejtat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke miratuar një ligj për to.
“Dhunimi dhe krimet tjera të dhunës seksuale të kryera gjatë konfliktit në Kosovë janë të barabarta me krime lufte”, ka thënën AI. Sipas Amnesty International, miratimi i ligjit të enjten është një hap përpara drejt arritjes së drejtësisë në Kosovës.
Pas miratimit të ligjit në Kuvend, është deklaruar presidentja Atifete Jahjaga e cila ka mirëpritur t Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, ka thënë presidenja.
“Miratimi i këtij ligji është hapi i parë drejt njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, përmes së cilit këto viktima do të gëzojnë përkrahjen institucionale si të gjitha kategoritë e tjera, viktima civile të luftës”, tha Jahjaga.
Me këtë ligj, sipas saj, synohet të njihet e drejta e një kategorie të shoqërisë kosovare, që për afro 15 vjet, që prej përfundimit të luftës, ka qenë e margjinalizuar dhe e përjashtuar nga shoqëria. Ajo ka shtuar se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, kanë nevojë për përkujdesje institucionale.
Deputetja e opozitës, Time Kadriaj e AAK-së ka thënë se ndryshimet në Ligjin për luftën në Kosovë, i dedikohen kryesisht kategorisë së personave të dhunuar seksualisht në luftë.
“Kjo kategori do të marrë benificione materiale po do të këtë dhe benificione të tjera si në shëndetësi, punësim dhe benificione tjera. Do të thotë, krejt ajo çka u votua sot janë amendamente që i dedikohen kësaj kategorie”, ka thënë Kadriaj.
Lidhur me këtë ligj ka reaguar deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajković ka thënë se përkundër rezervave dhe mospërkrahjes ndaj të gjitha favoreve që iu bëhen ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ajo e mbështet mbrojtjen institucionale për gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës.
“Pas luftës, të gjithat mund t’i rindërtojmë, edhe shtëpitë e rrënuara, edhe infrastrukturën e shkatërruar, mund t’i bëjmë shumë gjëra duke sanuar atë që ka ndodhur, por pasojat e dhunimeve janë me të vërtetë të përhershme te të gjitha ato gra, të cilat i janë nënshtruar një akti të tillë të njerëzve të papërgjegjshëm”, ka thënë Trajkoviq.
Ndryshe, sipas statistikave jozyrtare, forcat e kombinuara, policore, ushtarake e paramilitare serbe, dyshohet se kanë keqtrajtuar seksualisht rreth 20 mijë gra kosovare. Numri i saktë i tyre nuk dihet, pasi që për 15 vjet kjo ka qenë tabu temë në shoqërinë kosovare.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










