Sport
Granit Xhaka nderon fansat shqiptarë
Futbollisti Granit Xhaka ka nderuar fansat e shqiptarë në stadiumin e Sevillës. Në ndeshjen që Borussia Monchengladbach e zhvilloi si mysafire ndaj Sevilles, në stadium ishte një grup fansash më flamur kuq e Zi. Gjatë tërë kohës ata kanë përkrahur Xhakën duke brohoritur emrin e tij. Në fund të ndeshjes Xhaka shkon dhe i përshendët, ndërkohë ua jep edhe fanellen e tij.
Edhe pse Borussia humbi me rezultat 1-0, Xhaka është ndier i emocionuar nga kjo përkrahje e fansave shqiptarë dhe ka falënderuar ata përmes rrjetit social “Facebook”:
“Të nderuar Fansa. Në ndeshjen ”Fc Sevilla vs Borussia Mönchengladbach” ishte prezent një flamur Kuq e Zi, ishin disa qe më bënë krenar dhe un shkova t`i pershendes dhe t`ua jap fanellën time. Faleminderit Fansa”.
Gjestin fisnik të Granitit e ka përshëndetur edhe vëllai i tij Taulanti që luan për kombëtaren shqiptare dhe për ekipin e Baselit në Zvicër.
https://www.youtube.com/watch?v=ZU4V9Aa4rGA
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











