Sport
Granit Xhaka, me rekord negativ
Futbollisti shqiptar që luan në Zvicër, Granit Xhaka, ka shkruar histori në Bundesligën gjermane, por në kuptimin negativ.
Granit Xhaka ka vendosur një rekord negativ në karrierën e tij në Bundesligën gjermane, duke u ndëshkuar pesë herë me karton të kuq. Me 23 vjet, dy muaj dhe 23 ditë, përfaqësuesi zviceran është lojtari më i ri në Bundesligën gjermane që largohet kaq shpesh nga fusha, shkruan “blick.ch”.
Te Gladbach këtë rezultat e kishte arritur vetëm Stefan Effenberg, por me 191 ndeshje të luajtura. Ndërkohë Xhaka ka marrë pesë kartonë të kuq me vetëm 95 ndeshje, përcjell albinfo.ch.
Xhaka u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 39-të pas një ndërhyrjeje josportive ndaj futbollistit të Darmstadtit, Niemeyer. “Për çmimin e fairplay-t Graniti nuk do ta marrë këtë vit”, thotë trajneri i Gladbach-ut, Andre Schubert, pas fitores 3-2.
Xhaka u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij pas përfundimit të pjesës së parë.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë












