Sport
Granit Xhaka, më i popullarizuari në Borussia Mönchengladbach
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, është shndërruar në një yll për tifozët e skuadrës gjermane Borussia Mönchengladbach
Sezoni i ri i bundesligës gjermane sapo ka filluar. Tifozët e ekipeve të ndryshme tashmë shihen kudo të veshur me fanella të futbollistëve të tyre të preferuar.
Tek ekipi Borussia Mönchengladbach tifozët janë parë më së shumti me fanella të futbollistit shqiptar, raporton “Sky Sport News”, transmeton albinfo.ch.
Lojtari i përfaqësueses zvicerane duket që është idhulli kryesor dhe futbollisti më i pëlqyer nga fansat e Borussias.
Edhe pse Borussia Mönchengladbach nuk e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e ri, fansat e tij, por edhe të ekipit, presin që edhe këtë vit Graniti të jetë shtylla kryesore e skuadrës dhe të paktën të përsërisin suksesin e vitit të kaluar, ku Mönchengladbach u radhit në pozitën e tretë në tabelë.
E-Diaspora
-
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










