Granit Dervishaj, “Baba Uslender” sonte në SF1
Sonte në televizionin publik të Zvicrës Sf1 në gjuhën gjermane jepet emisioni “Cover Me”, në të cilin për çdo javë takohen dhe ballafaqohen dy botëra të muzikës; e reja me të vjetrën.
Në emisionin e sotëm, legjenda e muzikës rok, folk dhe blues të Zvicrës, Toni Vescoli takohet me reperin tashmë shumë të njohur shqiptar “Baba uslender” (alias Granit Dervishaj) dhe me moderatorin dhe reperin nga berna Knackenbou.
Edicioni i sotëm mban titullin “Cover Me – Rapi përballë evergreenit”.
Emisioni është i konceptuar në atë mënyrë që asnjëri nga pjesëmarrësit nuk është i informuar se kënd do ta takojë në emision, kështu që mbetet të shikohet se si do të rrjedhë ballafaqimi në mes të “dy botëve”.
“Cover Me” fillon në orën 22.20 në SF1.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











