Lajme
Granata në drejtim të KFOR-it
Dy granata dore janë gjuajtur në drejtim të KFOR-it në veriun e Kosovës. Një ushtarë francez raportohet të jetë lënduar lehtë
Paqeruajtësit ndërkombëtar të KFOR-it kanë qenë sërish objekt sulmi në vjen veriore të Kosovës. Dy granata dore janë hedhur në pikën e qëndrimit të forcave aleate, në vendkalimin kufitar Bërnjak, ndërsa është raportuar për një ushtarë francez të lënduar lehtë.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Shtabi i KFOR-it, njëra bombë ka shpërthyer, ndërsa tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës. “Një ushtar i KFOR-it ka pësuar humbje të lehtë të dëgjimit; nuk është raportuar ndonjë dëmtim i madh material. Ndërsa për arsye sigurie dhe për t’i ndihmuar hetimet, vendkalimi kufitar 31 në Bërnjak mbetet i mbyllur përkohësisht”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“KFOR-i edhe një herë dënon përdorimin e papranueshëm të dhunës, e cila do të luftohet fuqishëm nga KFOR-i”, thuhet në fund të njoftimit. Këtë sulm ndaj paqeruajtësve e kanë dënuar edhe përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ato ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.
“Ky sulm i radhës mbi forcat paqeruajtëse të KFOR-it, që bëhet nga strukturat kriminale në veriun e Kosovës, është i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria, siç thuhet më tej në reagim, i jep mbështetje të plotë KFOR-it në përmbushjen e misionit të vet për sigurimin e lëvizjes së lirë edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës. Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar sulmin ndaj trupave paqeruajtëse të NATO-s, në afërsi të fshatit Bërnjak, komuna e Zubin Potokut, me ç’rast u lëndua një ushtar i kësaj force.
“Ky sulm është edhe një përpjekje e strukturave ilegale dhe kriminale serbe, që veprojnë në tri komunat në veri të vendit, për të penguar vendosjen e rendit dhe ligjit dhe për të penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e presidentes Jahjaga.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dënuar këtë incident. “Sulmet e tilla janë sulme direkte ndaj rendit dhe ligjit, sulme kundër forcave që kanë mandatin për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Rastin e ka dënuar edhe përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif. “Çfarëdo përdorimi ose kërcënimi me dhunë kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë është i papranueshëm dhe dënohet në mënyrën më të fuqishme”, thuhet në njoftimin e UNMIK-it.
Ndërsa Misioni i BE-së për sundim të Ligjit këtë sulm mbi KFOR-in e konsideron sulm mbi bashkësinë ndërkombëtare. “Ky sulm është sulm mbi bashkësinë ndërkombëtare. Këto sulme qyqare nuk do ta lëkundin bashkësinë ndërkombëtare, duke e përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, nga puna dhe angazhimi i tyre”, thuhet në një kumtesë të misionit EULEX.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













