Lajme
Graf: Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë të çështjes së pensioneve
"Kemi edhe probleme teknike sa i përket kësaj marrëveshjeje, konkretisht me regjistrimin e personave të cilët kanë kërkesa për mbështetje pensionale dhe sociale..."
Gjatë vizitës që delegacioni parlamentar i Zvicrës po e zhvillon në Kosovë, kryetarja e parlamentit Nacional, Maya Graf është shprehur edhe në lidhje me problemin për marrëveshjen e sigurimeve sociale, temë kjo që ka prekur marrëdhëniet shumë të mira në mes të dy shteteve viteve të fundit.
Një pyetje që në konferencën për shtyp iu drejtua të dy kryeparlamentarëve ishte çështja e marrëveshjes, tashmë të ndërprerë, për pensionet e kosovarëve. Për këtë pati dhe shprehje të pakënaqësisë së disa kosovarëve, të cilët protestuan në rrugë, me transparentet: „Ku janë pensionet tona“?
„Ne për këtë çështje kemi biseduar edhe vitin e kaluar dhe natyrisht çështja është më tepër mes dy ekzekutiveve të vendeve tona, sesa të parlamenteve, por kemi biseduar edhe sot për këtë çështje dhe besoj se do të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve tona për atë çështje mjaft të ndjeshme dhe të rëndësishme për qytetarët tanë. Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar rreth 11 marrëveshje dhe është kjo njëra nga marrëveshjet e radhës që do të nënshkruhen mes dy vendeve tona, por marrëdhëniet mes vendeve tona janë realisht shumë të mira dhe janë në rrugë të mbarë për t`u përmbyllur siç është më së miri“, tha Jakup Krasniqi.
Ndërkaq zonja Graf shtoi: „Edhe ne gjithashtu dëshirojmë të japim dëshmi që vërtet të jemi plot shpresë që kjo së shpejti të realizohet dhe besoj që nuk do të ketë ndonjë problem që të nënshkruhet kjo marrëveshje“.
Zonjës Graf iu drejtua edhe pyetja nëse ka ndryshuar qëndrimi i zviceranëve ndaj shqiptarëve kur kihet parasysh se kohëve të fundit ka pasur shumë vendime, si nga legjislativi ashtu edhe nga ekzekutivi të nxitura edhe nga shkrime kundër shqiptarëve dhe me një gjuhë të urrejtjes. Përgjigja e saj ishte se është normale që gjithmonë ka vështirësi sa i përket integrimit të komuniteteve, jo vetëm në Zvicër por në shumë vende tjera të Evropës. “Kështu që sigurisht që ka edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër që ndoshta merren edhe me aktivitete të pahijshme, të cilat përmes medieve pastaj barten edhe në politikë. Mirëpo, dëshiroj të potencoj edhe njëherë që shumica e komunitetit shqiptar janë integruar vërtet shumë mirë, punojnë dhe punojnë si duhet, kështu që nuk kemi probleme me shumicën e komunitetit”, ka thënë veç tjerash Maya Graf, kryeparlamentare e Zvicrës.
Rreth pensioneve u bë fjalë edhe në konerencën me gazetarë pas takimit që Graf pati me avokatin e popullit, Sami Kurteshin.
“Në Zvicër flitet për atë se si është gjendja e të drejtave të minoriteteve në Kosovë dhe ne biseduam dhe i parashtruam këto pyetje me avokatin e popullit. Është një dialog i hapur dhe kjo është e rëndësishme për shkak të kthimit, p.sh. të familjeve rome në Kosovë.
Sa i përket sigurimeve sociale, pensionale kemi këtu një problem i cili duhet të zgjidhet mes dy shteteve dhe ne mendojmë se vërtet ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur, posaqërisht që të shkojë në interesin e familjeve të cilat janë drejtpërdrejt të prekura nga ky vendim.”, u shpreh Graf. Mirëpo gjatë takimit me parlamentin e Kosovës, me kolegët tanë e diuskutuam se kemi edhe probleme teknike sa i përket kësaj marrëveshjeje, sepse konkretisht kemi probleme me regjistrimin e personave të cilët kanë kërkesa për mbështetje pensionale dhe sociale atje e që shpeshherë nuk mund t`i identifikojmë për shkak të mangësive në idenitetin e tyre. Kështu që kemi bërë një thirrje edhe te parlamenti që të intervenojnë në qeverinë e Kosovës që edhe ata ta tejkalojnë këtë problem”, shprehu bindjen e saj kryeparlamentarja e Zvicrës.
Ndërsa avokati i popullit, Sami Kurteshi ka thënë se nuk është ngritur ajo çështje, sepse ajo është thjesht politike dhe duhet të trajtohet nga dy qeveritë, jo vetëm nga dy shtetet, por nga dy qeveritë.
Kurteshi ka folur edhe për çështjet që kanë ngritur anëtarët e delegacionit zviceran gjatë takimit
“Shumica e pyetjeve kanë qenë të lidhura me mandatin e institucionit të avokatit të popullit në Kosovë. Pra ata e shprehën hapur përkrahjen që u japim për të drejtat e njeriut, duke i vizituar institucionet dhe duke thënë se janë të kënaqur me përpjekjet që ne i bëjmë, natyrisht që ata nuk janë të kënaqur me krejt situatën.
Interesimi ishte më shumë i fokusuar te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, për gjendjen e tyre dhe sidomos për problemin që e kanë edhe në Zvicër e edhe në shtetet tjera të Evropës perëndimire me azilkërkuesit romë, ashkali dhe egjiptas edhe mundësitë e kthimit; cila është situata këtu, si priten ata, si është gjendja e tyre e përgjithshme shoqërore dhe ekonomike dhe sa ështëi vështirë kthimi i këtyre këtu”, u shpreh Kurteshi.
Xhevdet Kallaba
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










