Lajme
Grabitje si në filma, vidhen 3.8 milionë euro
Pesë persona të armatosur, kanë improvizuar një aksident me një xhip në afërsi të Tiranës, duke detyruar mjetin e blinduar të ndalojë. Më pas kanë vjedhur 3.8 milionë euro
Një grabitje sensacionale, sikurse në filmat e “Hollivoodit”, ka ndodhur dje në Shqipëri, ku një grup i armatosur ka grabitur rreth 3.8 milionë euro, nga një mjet i blinduar, i cili po lëvizte nën përcjelljen e Policisë. Pas këtij aksioni, Prokuroria Shqiptare po i merr në pyetje 6 policët që ishin pjesë e eskortës.
Sipas mediave shqiptare, që i referohen Prokurorisë në Tiranë, grabitja ka ndodhur në autostradë, nga Tirana në drejtim të Aeroportit të Rinasit. Policia ishte duke e shoqëruar automjetin e blinduar që po transportonte para nga që destinacion e kishin Austrinë.
Grupi i hetimit pohon se pesë persona të paidentifikuar ende, pranë rrugës së Kasharit, kanë tentuar të improvizojnë një aksident me një mjet tip fuoristradë (xhip), duke detyruar mjetet e blinduara që të ndalojnë, raporton TCH. Mjetet e blinduara ishin duke transportuar shumën prej 3.8 milionë eurosh.
Në deklaratat e policëve privat, Agron Sharra, Agron Lloha, Artan Mane, Eduart Metollari, Niko Prifti dhe Alban Sharra shpjegohet se grabitësit e armatosur kanë thyer xhamat e mjetit të blinduar, duke i zbritur më pas ata në tokë.
Sipas rrëfimit të policëve tashmë të arrestuar, grabitësit kanë marrë shumën e konsiderueshme dhe janë larguar me mjetin e tyre, i cili u gjet i djegur. Por, prokurorët i shohin të dyshimta këto deklarata e për këtë arsye grupi i hetimit po kryen edhe verifikime të tjera shtesë.
Ndryshe, në Shqipëri vjedhjet të ashtuquajtura spektakolare ka pasur edhe më parë, duke u vjedhur paratë që transportoheshin, por edhe bankat. Ndërsa një vjedhje interesante ka ndodhur gjatë dimrit të kaluar, kur disa hajna të maskuar si babagjysh, kanë vjedhur një sasi parash në një qendër tregtare.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













