Lajme
Grabitja si në filma në Aeroportin e Tiranës
Një grabitje e paprecedentë ka ndodhur sot pasdite në Aeroportin e Tiranës, ku tre persona të armatosur kanë arritur të futem në terminal dhe të grabisin shuma të mëdha parash
Një grabitje spektakolare, sikur në filmin “heat”, ka ndodhur sot pasdite në Aeroportin e Tiranës, ku tre grabitës të armatosur kanë hyrë dhunshëm në terminal dhe besohet se kanë vjedhur një sasi të madhe parash. Grabitja ka ndodhur rreth orës 15, ndërsa hajdutët, përkundër ndjekjes së policisë edhe nga ajri, kanë qarë rrethimin.
Mësohet se grabitja ka ndodhur në hyrje të terminalit të kargos, kur një makinë e kompanisë së sigurisë private “Nazeri”, po futej brenda për të dërguar drejt avionit një sasi parash të një banke, të cilët do të transferoheshin me aeroplan jashtë vendit. Sipas njoftimeve nga mediat lokale në Tiranë, tre persona të armatosur kanë kryer vjedhjen.
Pas grabitjes, autoret kane ikur në drejtim të urës së “Gjolës” dhe në ndihmë të policisë në tokë për ndjekjen e tyre është vënë edhe një helikopter policor për të kontrolluar zonën nga ajri. Gjatë ndjekjes, policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët, transmeton Albinfo.Ch
Megjithatë nuk ka detaje të tjera për këtë grabitje të paprecedentë, pasi policia është tërësisht tashmë e angazhuar në kapjen e grabitësve. Menjëherë thuhet se janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit. Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










