E-Diaspora
Gostivari e pret si hero Admir Mehmedin
Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta i ndau mirënjohje të veçantë Admir Mehmedit për në afirmimin e Gostivarit në sport. Mehmeti ia dhuroi atij fanellën me të cilën ka luajtur në botëror
Komuna e Gostivarit i ka bërë një pritje madhështore futbollistit të Kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedit, i cili ka prejardhje nga fshati Patalisht i Gostivarit. Në pritjen që i bëri kryetari Nevzat Bejta morën pjesë një numër i madh i qytetarëve dhe sportdashës të kësaj komune.
Kryetari Bejta tha se për qytetarët e Gostivarit kjo është një ditë e madhe, pasi që presin njërin nga futbollistët më të mirë të Kombëtares së Zvicrës dhe futbollistin më të dalluar të komunës së Gostivarit, Admir Mehmedin.
“Sot në mesin tonë është futbollisti jonë nga Gostivari, një futbollist që hyri në histori, Admir Mehmedi i cili u bë futbollisti i parë shqiptar që shënon gol në një Kampionat Botëror. Publikisht Admir Mehmedit i shprehim mirënjohje që e ngriti lartë emrin e Gostivarit gjithandej botës”, citon komuna e Gostivarit kryetarin Bejta.
Po ashtu ai tha se ndihet krenar edhe për suksesin që kanë treguar në Kupën e Botës me kombëtaren e Zvicrës bashkë me futbollistët tjerë shqiptarë, Blerim Xhemajlin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Valon Behramin.
“Po ashtu, shfrytëzoj rastin që futbollistit të vetëm shqiptarë që akoma vazhdon të garat në Kampionatin Botëror, futbollistit gostivaras Shkodran Mustafi me kombëtaren e Gjermanisë ti urojmë suksese duke i dëshiruar që në vendlindje të kthehet me medaljen e artë, me titullin Kampion Bote”, deklaroi kryetari Bejta,.
Ndërsa lojtari Mehmedi, i cili këto ditë po i kalon në vendlindje, e falënderoi kryetarin e komunës, Nevzat Bejta për ftesën, ndërsa i falënderoi të gjithë qytetarët e Gostivarit për përkrahjen e dhënë në kampionatin botëror dhe karrierën e tij si futbollist.
“Për mua, kjo ditë është një ditë speciale dhe jam i lumtur që jam prej Gostivari”, tha Mehmedi, duke u ndjerë shumë i emocionuar me përkrahjen e madhe që po i japin qytetarët në Gostivar.
Edhe babai i Admirit, Imberli Mehmedi u shpreh shumë krenar me djalin e tij, por edhe bashkëkombësit që po i japin mbështetje Admirit në fushë.
“…jam krenar se Admiri gjithkund ku prezantohet, prezantohet me emrin e Gostivarit. Është krenari për gjithë kombin, është krenari për Gostivarin. Unë si baba nuk mund ti përshkruaj falënderimet ndaj jush sot këtu për shpërblimet që i bëtë Admirit”, tha baba i Admirit, Imberli Mehmedi.
Kryetari Nevzat Bejta, Admir Mehmedit i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në afirmimin e Gostivarit, një pllakat me simbolin e komunës dhe një komplet me profilin e komunës së Gostivarit.
Admir Mehmedi kryetarit Bejta ia dhuroi një fanellë me të cilën Mehmedi ka luajtur me kombëtaren e Zvicrës në Kampionatin Botëror Brazil 2014. Nga kjo pritje madhështore, kryetari Bejta dhe Admir Mehmedi shfrytëzuan rastin për ti t’ju bërë thirrje talenteve të rinj që të përkushtohen dhe punojnë me seriozitet sepse rezultatet vetëm atëherë nuk do të mungojnë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“









