Lajme
Google po shkurton më shumë vende pune në Cyrih
Google po shkurton sërish dhjetëra vende pune në vendndodhjen e tij në Cyrih. Nga njëra anë do të eliminohet i gjithë ekipi i rekrutimit në Cyrih, i cili më parë kishte 43 vende pune, por do të humbasin edhe dhjetë punonjës në ekipin e “Android TV”, shkruan 20min.
Në total, Google po shkurton 53 vende pune në Cyrih, teksa nga muaji mars 250 punonjës në vendndodhjen e vetme zvicerane të kompanisë u pushuan nga puna.
Këto shkurtime erdhën si pjesë e shkurtimeve globale që u kushtuan gjithsej 12,000 punonjësve punën e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Reduktim” nga 43 në 0 pozicione
Përmes një deklarate, Google tha se pushimet nga puna ishin të nevojshme për të siguruar “organizimin efikas të aktiviteteve tona”. Tutje thuhet se kjo është arsyeja pse u mor vendimi i vështirë për të “reduktuar” ekipin e rekrutimit, ndërsa Google nuk shpjegon më tej se çfarë do të mbetet nga ekipi, ku do të shkurtohen të 43 pozicionet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










