Lajme
Google konsideron mundësinë e përdorimit të mjeteve të IA për gazetarët

Google po vlerëson mundësinë e përdorimit të mjeteve të Inteligjencës Artificiale për të shkruar artikuj lajmesh dhe është në bisedime me agjencitë e lajmeve për t’i përdorur instrumentet për të ndihmuar gazetarët, tha një zëdhënës i kompanisë të mërkurën.
Zëdhënësi nuk i përmendi emrat e mediave, por New York Times raportoi se Google zhvilloi diskutime me Washington Post, News Corp, e cila ka në pronësi Wall Street Journal, por edhe me New York Times, ndër të tjera.
Këto instrumente të Inteligjencës Artificiale mund të ndihmojnë gazetarët me opsionet për titujt apo për stilin e të shkruarit, për shembull, “për të përmirësuar punën dhe produktivitetin” – deklaroi zëdhënësi i Google, duke shtuar se ndodhet në “fazat e para të vlerësimit të kësaj ideje”.
“Thjesht, këto mjete nuk synojnë dhe nuk mund ta zëvendësojnë rolin thelbësor të gazetarëve në raportim, krijim dhe kontrollimin e fakteve të artikujve të tyre” – tha zëdhënësi.
Megjithatë, disa drejtues, të pranishëm gjatë prezantimit të Google, e cilësuan shqetësues, tha NYT, duke shtuar se ata kërkuan të mos identifikoheshin.
Mjeti i Inteligjencës Artificiale që u prezantua quhet Genesis, tha NYT, duke cituar persona që kanë dijeni me çështjen.
Një zëdhënës i News Corp refuzoi ta komentojë raportin e NYT dhe instrumentin e Inteligjencës Artificiale, por deklaroi: “Kemi një marrëdhënie të mirë me Google dhe e vlerësojmë përkushtimin në afat të gjatë të Sundar Pichai në lidhje me gazetarinë”.
Lajmi vjen disa ditë pasi Associated Press deklaroi se do të bashkëpunojë me OpenAi, i cili ka në pronësi ChatGPT, për të përdorur IA gjeneruese në lajme – një marrëveshje që mund të krijojë precedentë për bashkëpunime të ngjashme midis industrive.
/ Reuters
E-Diaspora
-
Halle, Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre vetave, arrestohet kosovari Nnjë burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër, 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children”
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë