Lajme
Google gjobitet nga Rusia
Një gjykatë ruse urdhëroi të hënën gjigantin e teknologjisë Google që të paguajë 28 mijë dollarë për shkelje të rregullave të Rusisë për përmbajtjen e ndaluar.
Në muajt e fundit, gjykatat ruse kanë urdhëruar kompaninë Google të paguajë gjoba prej qindra-mijëra dollarësh për, siç është thënë, mosfshirjen e përmbajtjes së ndaluar në motorin e saj të kërkimeve.
Gjykatat kanë gjobitur edhe platformat sociale Facebook, Twitter, WhatsApp, Telegram dhe TikTok për akuza të ngjashme.
Google e konfirmoi gjobën e shqiptuar të hënën, por nuk dha asnjë koment shtesë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar platformat e mediave sociale dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë për shpërfillje të ligjeve të internetit në Rusi.
Me këto ligje, mes tjerash, bëhen përpjekje që firmat e huaja të detyrohen të hapin zyra në Rusi dhe të ruajnë të dhënat personale të rusëve në territorin e saj.
Por, shumë kritikë thonë se me këto ligje, autoritetet përpiqen t’i heshtin disidentët./Euronews
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













