Lajme
Google gjobitet me 150 milionë euro
Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, është pajtuar t’iu paguajë autoriteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë.
Autoriteti i Konkurrencës në Francë e gjobiti kompaninë Google me 150 milionë euro për, siç tha, sjellje antikonkurruese dhe reklama të paqarta.
Rregullat për platformën e reklamave në Google nuk janë transparente dhe janë të vështira për t’u kuptuar, thanë të premten autoritetet franceze.
Gjoba vjen në kohën kur Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur kontrollet ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, të tilla si: Google, Facebook, Apple dhe Amazon, të cilat shpesh kritikohen për pagesë relativisht të ulët të taksave, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, është pajtuar t’iu paguajë autoriteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë.
Isabelle de Silva, udhëheqëse e Autoritetit francez të Konkurrencës, tha se dominimi i Google në reklamat online është “i jashtëzakonshëm”.
Sipas saj, kompania amerikane kontrollon 90 për qind të tregut në këtë fushë.
Google tha se do ta apelojë gjobën.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













