Kuriozitete
Google vë ikona në imazhe, për të treguar prej nga vijnë
Shumë më i lehtë dhe konkret pritet të bëhet kërkimi në Google në të ardhmen e afërt.
Ky gjigant i kërkimit njoftoi se tipari i tij ikonik i kërkimit të imazheve do të shtohet edhe me disa ikona të reja, për të sqaruar gjërat më mirë para se të klikohet një imazh.
Në vetë faqen e kërkimit do të shihni shenja të vogla në këndin e poshtëm të majtë të secilit rezultat, duke ju bërë të ditur nëse ato erdhën, për shembull, nga faqet e blerjeve, recetat e internetit ose videot në YouTube. Vetëm kaloni kursorin mbi to dhe do të keni informata shtesë, pa pasur nevojë t’i hapni.
Për të gjithë ata që kërkojnë fotografi në Google, është shumë e bezdisshme, kur provojnë ta ruajnë dhe iu del se është video apo thumbnail, gjë që e pamundëson të ruhet si imazh.
Mirëpo, ana e keqe e kësaj është se këto ikona do të zënë hapësirën, ku më herët ishin të vendosura dimensionet e imazhit, që janë shumë të rëndësishme për përdorimin e saj.
Deri në fund të javës, Google pritet ta vërë në funksion këtë sistem, që është në dispozicion vetëm për desktop.
Later this week, Google Images will show new icons on desktop that provide useful information to indicate if images lead to pages with products for sale, recipes or video content. Mousing-over icons expands them to show the icons with text or length of video…. pic.twitter.com/RrbGnk27iq
— Google SearchLiaison (@searchliaison) February 25, 2020
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














