Lajme
Golfi i jep fund prodhimit në SHBA për disa arsye
Volkswagen flitej prej vitit 2019 se do të ndalë prodhimin e Golfit në SHBA, ndërsa sot këtë e ka bërë të ditur edhe zyrtarisht.
Prodhuesi gjerman i veturave ka bërë të ditur se ka ndalur prodhimin e modelit Golf në SHBA. Prodhimi i Golfit bëhej në fabrikën e kësaj kompanie në Puebla, Meksikë.
Shitja e modelit Golf në SHBA ka filluar në vitin 1974, ndërsa modeli i fundit i tij që do të shitet në SHBA është modeli i 2021-ës.
Megjithatë modelet sportive, si Golf GTI dhe Golf R do të vazhdojnë të prodhohen për tregun amerikan.
Që prej hyrjes në treg të SHBA-së, 46 vjet më parë, Volkswagen ka shitur 2.5 milionë Golf, edhe pse fillimisht nën emrin Rabbit, në vitin 1985 ky model mori emrin Golf.
Arsyeja kryesore qëndron tek goditja e pandemisë, ku shpenzimet e mëdha dhe numri i lartë i shpenzimeve ka bërë që kjo fabrik të mos filloi prodhimin e saj në vitin 2021.
Nga ana tjetër, pikëpamjet se shitja e modeleve të kësaj marke do të jenë të larta, nuk ka rezultuar sipas pritshmërive të tyre. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











