E-Diaspora
Golashënuesi më i mirë, lë futbollin për të dashurën në Zvicër
Berat Hyseni, ish-sulmuesi i Klubit Drenica, të premten niset për në Zvicër, ku e pret e dashura. Ai vazhdon jetë në Cyrih, por jo në futboll
Mospërfshirja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sportit po ndikon negativisht tek sportistët kosovarë, të cilët për të siguruar mirëqenien për vete dhe familjen e tyre, shpeshherë detyrohen ta “vrasin” talentin.
I tillë është edhe golashënuesi me i mirë në Kosovë për vitin 2012 në futboll, Berat Hyseni. Ky futbollist në fund të kësaj jave do të niset për Zvicër, që ta vazhdojë jetën në qytetin e Cyrihut.
Hysenin nuk pret ndonjë klub për ta vazhduar karrierën në futboll, por sipas medieve në Prishtinë, ai atje e ka fatin e jetës. Ai po shkon tek e dashura, me të cilën shpejt thotë se do të fejohet, e më pas edhe të martohet.
Megjithatë ai shpreson që në Zvicër do të gjejë ndonjë skuadër për të luajtur futboll, raporton “Koha”.
“Janë dy arsye pse kam vendosur të largohem nga Kosova. Një është e dashura ime dhe tjetra është futbolli. Dua të inkuadrohem te ndonjë skuadër futbolli dhe të jem afër së dashurës sime”, ka deklaruar Hyseni, ish-sulmuesi i Klubit Drenicës, i cili në edicionin e kaluar ka shënuar 17 gola në supërligë.
“Në Zvicër do të fejohemi, e pastaj martesën do ta bëjmë në Kosovë. Të premten në mëngjes do të nisem për në Zvicër. Unë ende nuk e kam gjetur ndonjë skuadër ku do të luaj, por disa menaxherë më kanë thënë që do të më propozojnë në disa klube. Synimi im është që jetën ta vazhdoj në Zvicër”, ka thënë Hyseni
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











