Shkurt.ch
Goditja e murit me grusht, nuk është aksident
Personi që e ka bërë këtë veprim, ka marrë në konsideratë edhe dëmin që do ta pësojë, në këtë rast, lëndimin
Nëse një person, duke shfryrë mllefin e tij e godet murin me grusht dhe pëson lëndime nga kjo, nuk bëhet fjalë për aksident. Me fjalë tjera, ai nuk mund të pretendojë që sigurimi për aksidente t`ia kompensojë trajtimin mjekësor të dorës së lënduar.
Këtë përfundim e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, duke iu referuar një rasti të tillë që ka ndodhur në vitin 2014.
Në rastin e goditjes me grusht në mur kemi të bëjmë me një veprim që në gjuhën juridike quhet “eventualdolus”, që nënkupton se është bërë me qëllim dhe jo në mënyrë aksidentale, shkruan albinfo.ch. Pra, personi që e ka bërë këtë veprim, ka marrë në konsideratë edhe dëmin që do ta pësojë, në këtë rast, lëndimin.
Për këtë arsye këtu nuk kemi të bëjmë me aksident. Së këndejmi, shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës ka marrë vendimin e përmendur, sipas të cilit kurimin e dorës së personit të lënduar e paguan sigurimi shëndetësor dhe jo ai për aksidente.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











