Kosova
Goditet grupi kriminal nga Shqipëria e Kosova, gjashtë të arrestuar për falsifikim dokumentesh
Një grup i strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente me qëllim shitjen, është goditur nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Njësia”.
Policia njofton se në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
“Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza”, njofton Policia.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane; 2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane; 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze; 1 leje drejtimi rumune; 1 kartë identiteti shqiptare.
Sipas Policisë, së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet.
Operacioni “Njësia” u finalizua si rezultat i një hetimi intensiv, të kryer me metoda profesionale, nga Seksioni kundër Krimeve Ekonomike i DVP Tiranë dhe Njësia e Përbashkët e Investigimit me SHBA-në, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”/atsh
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











