Kosova
GLPS: Korrigjimi i territoreve vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës
Autori i publikimit të studimit "Kush po e përcakton agjendën e bisedimeve", ka folur në lidhje me korrigjimin e territoreve dhe shtetësinë e Kosovës.
“Korrigjimi i territoreve mund të vërë në pikëpyetje shtetësinë Kosovës”, me këtë përfundim ka dalë Grupi për Studime Juridike dhe Politike që ka publikuar studimin për temën “Kush po e përcakton agjendën e bisedimeve”.
Përparim Kryeziu, autor i studimit, tha se Kosova nuk guxon që në asnjë rrethanë të pranojë çfarëdo lloj forme të njohjes, pos njohjes formale nga Serbia.
“Raporti konstaton se shkëmbimi apo korrigjimi i territoreve kushtëzon shtetësinë e Kosovës. Shkëmbimi i këtyre territoreve i jep Serbisë fjalën e fundit. E ardhmja e Kosovës kushtëzohet nga vendimi i Serbisë për ta njohur apo jo Kosovën”, ka thënë ai.
Kryeziu ka numëruar edhe disa arsye të tjera që, sipas tij, e bëjnë idenë e korrigjimit dhe shkëmbimit të territoreve të dëmshme, të gabuar si dhe që nuk përkon me interesat nacionale të Kosovës.
Ai ka deklaruar se Kosova ka gabuar që është futur në dialog me Serbinë pa kushte, shkruan Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











