Shkurt.ch
“Gjysma e zemrës sime mbeti në Nisë”, dëshmon nëna e një viktime
Më 14 korrik, Ines Gyger ka një kujtim për vajzën e saj, Cristina, dhe mbesën e saj, Kayla, të cilat u shkelën nga kamioni në “Promenade des Anglais” në Nisë, më 2016. Nëna dhe vajza e Ines-it janë në mesin e 86 viktimave që humben jetën nga sulmi atentat më i rëndë që ka ndodhur […]
Më 14 korrik, Ines Gyger ka një kujtim për vajzën e saj, Cristina, dhe mbesën e saj, Kayla, të cilat u shkelën nga kamioni në “Promenade des Anglais” në Nisë, më 2016. Nëna dhe vajza e Ines-it janë në mesin e 86 viktimave që humben jetën nga sulmi atentat më i rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në Francë.
Nëna e mbetur pa vajzë dhe mbesë jeton në Orbe. Ajo është duke u përgatitur për të përkujtuar për herë të parë zhdukjen e vajzës Cristina dhe mbesës së saj, Kayla. Për përvjetorin e parë ajo nuk do të shkojë në Nisë.
“Secili përjeton mallëngjimin dhe humbjen ashtu siç dëshiron. Gjysma e zemrës sime është e grabitur dhe ka mbetur atje, kështu që unë nuk kam asgjë për të bërë atje”, thotë ajo.
Përveç familjes zvicerane dhe braziliane të bazuar në Yverdon, edhe një teçineze pati vdekur më 14 korrik 2016.
“I mjerë është ai që e bëri këtë”
Gjatë tri ditëve të pafund, ajo e kërkoi vajzën e saj në spitalet e qytetit në Nisë. Ines mban një pyetje: “Po ta kisha përballë njeriun që e bëri këtë, do ta kisha pyeetur: përse kishte në shënjestër të pafajshmit? Por ka vdekur pa ballafaquar me familjet e lënduara. Kështu që ndoshta do ta kishte kuptuar sa gabim e ka pasur. Por, sidoqoftë, unë nuk kam urrejtje, i mjeri është ai që e bëri këtë”, thotë nëna e trishtuar.
“Imëtësi që kanë rëndësi”
Një vit pas asaj nate që ndryshoi jetën e saj dhe të familjes së saj, Ines shkon dy apo tri herë në javë në varrezat e Yverdon-les-Bains, ku gjendën Cristina dhe Kayla. “Është automatike. Sapo kaloj aty, unë ndalëm për të biseduar me to. Dhe, kujtimi i tyre është me mua gjatë gjithë kohës. Për shembull, vajza ime i pëlqente një specialitet të qytetit, dhe sa herë e shoh atë specialitet, më ngushtohet fyti. Janë imtësi të ditës, por që ngjallin shumë gjëra në mua.
Kur e pyesim nga i vjen kjo vendosmëri për të vazhduar, Ines përgjigjet: “Kjo nuk është një çështje e guximit. Kjo është një situatë që unë u detyrova ta përjetoj. Është e pakthyeshme, por duhet të përmbahem për familjen time, për dy mbesat e mia që i mbijetuan sulmit “.
Të ardhmen nuk e sheh shumë të mirë. “Unë jetoj nga dita në ditë. Kur zgjohem në mëngjes, i kërkoj Perëndisë që të më japë forcë. Është besimi që më mban në jetë”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










