Koronavirusi: çast pas çasti
Gjysma e popullsisë së botës, në karantinë!
Gjysma e popullsisë së botës, ose më shumë se 3.9 miliardë njerëz i janë nënshtruar një karantine të detyrueshme ose të rekomanduar. Deri më tani, masat kufizuese janë aplikuar në më shumë se 90 vende, njoftoi France Presse, përcjell albinfo.ch.
Që nga prezantimi i një shtetrrethimi në Tajlandë, një vend me afro 70 milionë njerëz, është kapërcyer pragu zyrtar i 50 për qind të popullsisë në botë.
Në shumë vende, largimi nga shtëpia është i mundur vetëm për shkak të shkuarjes në punë, blerjes së gjësendeve elementare ose ndonje vizite mjekut apo ndonjë barantore.
Në 26 vende me mbi 500 milionë banorë janë futur në një shtetrrethim, pra ndalimi i lëvizjes gjatë ditës dhe natës.
Në disa vende, në karantinë janë futur vetëm qytete të caktuara, të tilla si Helsinki, Kinshasa, Meka apo Baku.
Sipas shifrave zyrtare nga Kombet e Bashkuara, ekzistojnë 7.8 miliardë njerëz në botë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









