Shkurt.ch
Gjyshja “pret vitin e ri”, e mbyllur në supermarket
Pensionistja 73 vjeçare, në mbrëmjen e 31 dhjetorit, pasi i ka kryer blerjet në supemarketin e qytetit, nuk e ka ndjerë veten mirë dhe ka shkuar në tualet...
Një pensioniste franceze e ka provuar edhe këtë: Të presë vitin e ri në një supermarket. Natyrisht, jo pse e ka zgjedhur vetë por pasi që ka mbetur e mbyllur brenda!
Siç bën të ditur qendra e zjarrfikësve në qytetin verior Roubaix, pensionistja 73 vjeçare, në mbrëmjen e 31 dhjetorit, pasi i ka kryer blerjet në supemarketin e qytetit, nuk e ka ndjerë veten mirë dhe ka shkuar në tualet. Kur doli nga tualeti ajo mundi vetëm të konstatojë se shitorja tashmë ishte mbyllur.
Ajo ka provuar disa herë të aktivizojë alarmin por nuk ka pasur sukses, njoftojnë zjarrfikësit. Vetëm të nesërmen paradite ajo ka mundur të lirohet nga një punëtor i udhëheqjes së supermartketit i cili e ka parë plakën nga jashtë.
73 vjeçja kishte kaluar gjithë natën pa mundur të flinte asnjë minutë dhe pa ngrënë asgjë. Pasi është liruar, ajo është dërguar në spital për kontrollim.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












