Tematike
Gjykohet italiani: Ka vrarë gabimisht shqiptarin në vend të serbit
Ai kishte qëlluar njëherë me armë përmes derës së bodrumit. Mirëpo, mbrapa derës nuk ishte serbi, por A. G.
Alessandro M. iu desh të presë mbi katër vjet për t’u gjykuar. 43 vjeçari italian mendohet se e ka qëlluar dhe vrarë kosovarin 32 vjeçar, A. G. në Winznau (Solothurn) në korrik 2016, shkruan blick.ch.
Gjykimi po zhvillohet në Gjykatën Penale Olten-Gösgen.
Punëtori i ngjyrosjes së shtëpive qe kapur shpejt pas krimit, transmeton albinfo.ch. Në atë kohë, zyra e prokurorit publik në Solothurn kishte deklaruar se hetimet po ecnin mirë por i akuzuari “në thelb nuk po e pranon veprën”.
Alessandro M. është tani në bankën e të akuzuarve – për vrasje. Veç kësaj atë e ngarkojnë edhe akuzat për vrasje me dashje, përvetësime, përvetësime të paligjshme dhe shkelje të shumta të ligjit të armëmbajtjes.
Ndërsa rrethanat e vrasjes së kosovarit janë kurioze: Alessandro M. ishte ndjerë i tradhtuar nga një serb i cili nuk donte të tregonte vendndodhjen e ish-të dashurës së tij, përcjell albinfo.ch. Kërkimi i pasuksesshëm e kishte zemëruar aq shumë italianin sa që ai kishte shkuar për t`iu hakmarrur serbit në Winznau.
Ai kishte hyrë në banesë dhe së pari kishte qëlluar njëherë me armë përmes derës së bodrumit. Mirëpo, mbrapa derës nuk ishte serbi, por A. G. Pasi i akuzuari kishte hapur derën, ai e kishte qëlluar kosovarin përsëri edhe tri herë, transmeton albinfo.ch. Nga gjithsej katër gjuajtje, A. G. qe goditur tri në trup dhe njëherë në kofshë.
Vetëm pas kësaj i pandehuri supozohet të ketë parë që ai kishte qëlluar personin e gabuar.
Zyra e prokurorit publik nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi faktet e përmednura.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











