Shqipëria
Gjykata vendos sot për Sali Berishën
Dhënia e vendimit u shty për shkak të kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, përcjell albinfo.ch.
Për të dytën herë radhazi, Gjykata e Posaçme ka shtyrë dje marrjen e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, pas kërkesës së SPAK për ta ashpërsuar atë, deri në arrest shtëpie.
Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të Sali Berishës për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka. Avokati i ish-kryeministrit sqaron se përse po e përsërisin kërkesën pas dy herëve që është rrëzuar.
“Kjo gjykatë për herë të parë ka hapur një precedentë që vazhdon gjykimi me kërkesë përjashtimi të pagjykuar. Aq absurde është kjo saqë me logjikën e gjykatës ne duhet ta shterojmë, ta mbarojmë gjykimin dhe në fund nëse kjo gjykatëse përjashtohet ne do të fillojmë nga e para me gjyqtarin tjetër.”
Por a është kjo një tentativë për të zvarritur procesin?
“Ne nuk po zvarisim procesin, ne po bëjmë ato kërkesa të cilat ne na japin të drejtën që t’i rikërkojmë në gjykatat e mëpastajme.”
SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së sigurisë ndaj Berishës, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”, të ruhet me roje sigurie te dera dhe të mos lejohet të komunikojë me persona të tjerë jashtë banesës së tij.
Vendimi për ashpërsimin ose jo të masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit pritet të jepet ditën e sotme në orën 15:00.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









