Kosova
Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së
Ish-ushtari i UÇK-së, Flamur Hoti, është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur në Hagë.
Lajmin për Rtv Besa, e ka konfirmuar vetë Hoti. Ai ka thënë se me 27 maj 2019, bashkë me avokatin mbrojtës Bashkim Nevzatin, do të nisen për në Hagë ndërkaq më 28 maj do të dalë para gjykatës.
“Kjo është edhe një sfidë për ne ushtarët e lirisë, tani e 20 vjet punoj në Brigadën e Zjarrfikësve dhe nuk e di pse si tani pas dy dekadash kjo Gjykatë me padrejtësitë e veta dëshiron të na sfidojë” ka thënë ai.
Për ftesën e Speciales ndaj Hotit ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se Gjykata Speciale është pjellë që do ta kundërmon historinë, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Ai këtë Gjykatë e quan projekt të Serbisë derisa e ka akuzuar PDK-në se e ndihmoi atë.
“Projektin serb atëbotë e ndihmoi edhe PDK-ja. Tash në vend të atyre që e krijuan, Thaqave dhe Kadrive po e pësojnë djemtë më të mirë që dhanë çka patën për vendin e tyre. Flamur Hoti jemi me ty”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














