Lajme
Gjykata nuk i beson viktimizimit të boksierit kosovar: 10 vjet dëbim nga Zvicra
Gjykata Penale e ka dënuar me 23 muaj burg me kusht, me dy vite provë dhe dhjetë vjet dëbim nga vendi. Gjykata Kantonale duhet të gjykojë përsëri çështjen
Një kosovar 27-vjeçar është dënuar për sulm fizik. Ai nuk arriti t`i shpëtonte gjykimit duke u përpjekur të paraqitej viktimë.
Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2017 përpara një klubi të Lucernit, shkruan Luzerner Zeitung.
Pesë persona ishin të përfshirë në ngjarje. Shkas për zënkën kishte qenë një cigare hashishi, transmeton albinfo.ch. Si pasojë, aty u zhvillua një konflikt fizik që u regjistrua edhe nga kamera e instaluar në lokal.
I pandehuri ka goditur njërin nga personat me shqelm në pjesën e pasme të kokës dhe në fytyrë.
Në seancën dëgjimore në Gjykatën Penale të Lucernit shtator të vitit 2020, prokurori kishte kërkuar për të 18 muaj burg me kusht për v eprën penale të sulmiot fizik, me periudhë prove tre vjeçare. Përveç kësaj, kosovari i akuzuar duhej të dëbohej nga vendi për dymbëdhjetë vjet.
Paditësi privat gjithashtu ka kërkuar dëmshpërblim dhe kompensim të humbjes së fitimeve prej 90,000 franga, në favor të viktimës.
Mirëpo, i akuzuari e sheh veten si viktimë dhe kërkon pafajësi.
Dhjetë vjet dëbim nga vendi
Tani është në dispozicion gjykimi i gjykatës penale. Ky gjykim e konsideron të akuzuarin jo si viktimë, por si kryerës të veprës penale.
Kështu, gjykata në fjalë e ka dënuar 27-vjeçarin me 23 muaj burg me kusht me një periudhë prove prej dy vitesh dhe dhjetë vjet dëbim nga vendi, transmeton albinfo.ch. Në këtë dëbim përfshihet edhe futja e tij në sistemin e informacionit të zonës së Shengenit.
Ai po ashtu duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore dhe procedurale si dhe kompensimin e paditësit privat prej 11,000 frangash.
Në vendimin e saj, gjykata shkruan se i akuzuari duhet të kompensojë viktimën për 100 përqind të dëmit të shkaktuar. Por për këtë, viktima duhet t`i referohet gjykatësit civil për të përcaktuar shumën përkatëse të dëmit.
Avokati mbrojtës, nga ana tjetër nuk sheh ndonjë lidhje shkakësore midis paaftësisë së viktimës për punë dhe zënkës, përcjell albinfo.ch. Sipas tij janë sëmundjet e mëparshme shkaku i gjendjes aktuale të shëndetit të viktimës.
Por, Gjykata Penale e kundërshton këtë. Për këtë arsye, Gjykata Kantonale duhet të gjykojë përsëri çështjen.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













