Kosova
Gjykata ngrit atakuzat për vrasjen e porositur për 100 mijë franga
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., M.S. dhe B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se duke vepruar në bashkim kriminal kanë kryer vepër penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179, paragrafi 1 nën paragrafin 1.4, 1.6 dhe 1.8 lidhur me nenin 34 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.R. me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt ka porositur të pandehurin Gj.P. që së bashku me të pandehurit A.S. dhe M.S. ta kryejnë vrasjen e viktimës F.Gj., duke iu premtuar shumën prej 100.000 frangash zvicerane, shkruajnë mediat vendore.
Të pandehurit Gj.P. A.S. dhe M.S., duke vepruar sipas kësaj marrëveshjeje, në mënyrë dinake dhe për fitim të dobisë pasurore për vete, kanë shfrytëzuar gjendjen ekonomike të viktimës, të cilin e kishin joshur me substanca narkotike dhe e kishin vënë në pritë, duke e ftuar që ta marrë narkotikun, siç i kishte premtuar i pandehuri A.S., me ç’rast i njëjti përcillet nga i pandehuri Gj.P. dhe sapo arrin viktima te ura që i lidh fshatin Llukë të Komunës së Deçanit me atë të Prapaqanit, i pandehuri M.S. i zë pritën dhe shtie me armë automatike në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa më pas i pandehuri A.S. shkon dhe e merr të pandehurin M.S. për t’u arratisur deri ditën kur janë arrestuar, përcjell albinfo.ch.
Të pandehurit kanë realizuar me veprimet e tyre figurën e veprës penale të përshkruar sikurse më lart, me ç’rast prokurori i propozoi gjykatës që të njëjtit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













