Lajme
Gjykata në Cyrih e shpall dy herë të pafajshme kundërshtaren e maskës
Shfajësimi i parë është sepse nuk është vërtetuar se ajo në fakt ka marrë pjesë në demonstratën kundër detyrimit të maskës...
Gjykata e Qarkut e Cyrihut e ka liruar dy herë nga fajësia një grua 44 vjeçe, kundërshtare të vënies së maskës, shkruan srf.ch.
Shfajësimi i parë është sepse nuk është vërtetuar se ajo në fakt ka marrë pjesë në demonstratën kundër detyrimit të maskës. Shfajësimi tjetër vjen për shkak të një vendimi të Gjykatës Federale, të marrë në shtator.
Në këtë vendim themelor gjyqtarët e gjykatës më të lartë të vendit kanë arritur në përfundimin se kufizimet e forta lidhur me koronën, në raport me pjesëmarrësit në demonstrata, ishin joproporcionale.
Më 25 janar të këtij viti, në Walcheturm në Cyrih ishin takuar 50 deri 100 kundërshtarë të maskave, transmeton albinfo.ch. Ata demonstruan kundër vendimit që nxënësit e shkollave fillore të mbajnë maska.
Pak më larg, në anën tjetër të rrugës, 44-vjeçarja kishte filmuar skenën nga shtëpia e saj. Ajo nuk ishte pjesë e demonstratës, ka theksuar gruaja në gjykatë. Përkundrazi, ajo “rastësisht i kishte rënë asaj rruge”, sepse kishte një takim me mjekun aty pranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













