Bota
Gjykata kundër Trumpit, pritet të rritet numri i azilkërkuesve
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se do të luftojë kundër vendimit të gjykatës
Një grup prej 39 emigrantësh që kaluan kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës në afërsi të Teksasit u arrestuan nga agjentët e Patrullës Kufitare.
Emigrantët deklaruan se erdhën në Shtetet e Bashkuara për të kërkuar azil.
Në javën e fundit, situata në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është rënduar, për shkak të ndryshimit të rregullave për emigracionin nga administrata e presidentit Donald Trump.
Por, në datën 25 korrik, një gjykatë federale bllokoi administratën Trump për të zbatuar rregullin e ri, që synon të ndalojë thuajse të gjitha kërkesat për azil në kufirin SHBA-Meksikë, transmeton Scan.
Gjyqtari Jon Tigar në distriktin verior të Kalifornisë nxori një urdhër të përkohshëm të mërkurën, duke bllokuar rregullin e Uashingtonin zyrtar, sipas të cilit azilkërkuesit duhet të gjejnë fillimisht një strehë në një vend të tretë, përmes të cilit ata udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se do të luftojë kundër vendimit të gjykatës.
Sipas analistëve ndryshimi i këtyre rregullave pritet të rrisë ndjeshëm numrin e azilkërkuesve në Meksikë, pas refuzimit që do të marrin nga Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












