Lajme
Gjykata gjermane: Kthimet e azilkërkuesve në kufi janë “të paligjshme”

Një gjykatë administrative në Berlin vendosi të hënën se kthimet e azilkërkuesve të zbatuara nga qeveria e Friedrich Merz janë “të paligjshme”. Merz e ka bërë reduktimin e emigracionit një nga prioritetet e tij kryesore.
“Shtetasit që kërkojnë azil gjatë kontrolleve kufitare në territorin gjerman nuk mund të kthehen pas pa u aplikuar procedura e Dublinit, e cila përcakton se cili shtet anëtar është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil,” thuhet në deklaratën e gjykatës, pas shqyrtimit të një padie të paraqitur nga tre shtetas somalezë, transmeton albinfo.ch.
Dy burra dhe një grua mbërritën me tren nga Polonia. Pas një kontrolli doganor më 9 maj 2025 në stacionin Frankfurt (Oder), ata u kthyen në Poloni të njëjtën ditë, pavarësisht se kishin paraqitur kërkesë për azil. Aktualisht ndodhen në Poloni dhe po sfidojnë këtë dëbim në gjykatat gjermane.
“Gjendja e jashtëzakonshme” nuk justifikon kthimin
“Kthimi i aplikantëve ishte i paligjshëm,” shpjegon gjykata. Meqenëse shtetasit somalezë kishin kërkuar azil, “duhej të lejoheshin të kalonin kufirin”, dhe Gjermania duhej të zbatonte procedurën e Dublinit për të përcaktuar vendin përgjegjës.
Gjermania nuk mund të “thirret në një gjendje emergjente”, siç pretendon qeveria, shtoi më tej gjykata, duke theksuar se policia “nuk ka provuar në mënyrë të mjaftueshme ekzistencën e një kërcënimi për sigurinë apo rendin publik”. “Vendimi është përfundimtar,” përmbyllet deklarata, përcjell albinfo.ch.
Menjëherë pas marrjes së detyrës në fillim të majit, qeveria e Merz njoftoi refuzimin e shumicës së azilkërkuesve në kufi dhe rritjen e ndjeshme të kontrolleve, një masë e diskutueshme që nuk u prit mirë nga vendet fqinje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këshillat e babait dhe debutimi me Kosovën, rrëfehet Alketa Rama Alketa Rama është e bija e legjendës, Milaim Rama. Futbollistja e FC Zürich dhe e Kombëtares...
-
Ambasada e Kosovës në Austri: Shërbimet konsullore ofrohen vetëm me termin të caktuar përmes platformës E-Kosova
-
SHBA-ja dënon kosovarin me 10 vjet burgim për këtë arsye
-
Studentët e arkitekturës së UP-së fitojnë vendin e parë në “Inspireli Awards”
-
Mira Murati, krijuesja e Chat Gbt, Open AI dhe Thinking Machines Lab, peshon 5 milionë dollarë
Jeta në Austri
-
Austria: Rritet numri i dënimeve në vitin 2024 Numri i dënimeve përfundimtare në Austri u rrit me 1.6 për qind gjatë vitit 2024, duke...
-
Ambasada e Kosovës në Austri: Shërbimet konsullore ofrohen vetëm me termin të caktuar përmes platformës E-Kosova
-
Austria: Refuzimet mjekësore dhe testet psikologjike po vështirësojnë rekrutimin e policëve
-
Austri: Viti i dytë i detyrueshëm i çerdhes do të hyjë në fuqi deri në vitin 2027
-
Austri – Gjermani: Zemërim për bllokimet e trafikut të shkaktuara nga kontrollet kufitare