Integrimi
Gjykata Federale vendos të mos u paguhen pensionet kosovarëve
Në vendimin e saj Gjykata Federale ka shkruar veç tjerash se “Kosova është shtet i pavarur dhe për këtë arsye marrëveshja për sigurimet sociale e vitit 1962 me Jugosllavinë bëhet e pavlefshme"
Zvicra edhe në të ardhmen mund të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë. Këtë qëndrim e ka publikuar sot (e premte) Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, si një vendim parimor, bazë për këtë problematikë që po zvarritet tash 3 vite.
Siç është shkruar tashmë shumë herë, të gjithë kosovarët të cilëve u është ndarë pensioni i moshës ose i invaliditetit nga 1 prilli i vitit 2010 e tutje, atë nuk und ta shfrytëzojnë nëse kanë vendosur të jetojnë në Kosovë. Por ata kanë të drejtë që në rast të kthimit të përhershëm në Kosovë të tërheqin përnjëherë të gjitha kontributet që kane paguar për pensionet në fjalë.
Ndërprerja e pagesës së pensioneve ishte anulim njëanshëm nga ana zvicerane, i marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Zvicrës dhe ish Jugosllavisë nga viti 1962. Si shkas kishin shërbyer dyshimet për keqpërdorime nga pensionistët kosovarë, disa raportime për kërcënime të detektivëve socialë të dërguar nga Zvicra në Kosovë dhe mungesa e sigurisë sa i përket regjistrit civil në Kosovë.
Ndërsa në vendimin e saj Gjykata Federale ka shkruar veç tjerash se “Kosova është shtet i pavarur dhe për këtë arsye marrëveshja për sigurimet sociale e vitit 1962 me Jugosllavinë bëhet e pavlefshme.
Për këtë arsye shtetasit e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë nuk mund të bartin automatikisht edhe shtetësinë e Serbisë krahas asaj kosovare. Për këtë arsye ata, me rastin e marrjes së pensionit zviceran nuk mund të thirren në marrëveshjen për sigurime sociale Zvicër-Serbi që vazhdon të jetë e vlefshme”, shprehet Gjykata Federale e Zvicrës.
Gjykata Administrative Federale e Zvicrës (një shkallë më poshtës se Gjykata Federale) bazuar në ankesat individuale të disa pensionistëve kosovarë kishte marrë vendim në favor të tyre. Kundër këtij vendimi ishte ankuar në Gjykatë Federale Zyra Federale për Sigurime Sociale . Ankesa e saj fillimisht për shkaqe procedurale, nuk qe marrë në shqyrtim.
Një sërë aktivitetesh kryesisht nga organizmat sindikalë, ë Zvicrës dhe të Kosovës janë zhvilluar lidhur me këtë problematikë gjatë tri viteve të fundit. Parlamenti i Kosovës nga ana e tij kishte miratuar një kërkesë për vazhdimin e marrëveshjes së sigurimeve sociale me Zvicrën.
Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të Zyrës Federale për Sigurime Sociale.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













