Lajme
Gjykata Federale ua njeh refugjatëve pensionin e invaliditetit për fëmijët jashtë vendit
Konkretisht, një refugjat afrikan, me vendimin e ri, ka të drejtë të marrë një pension invaliditeti për dy vajzat e tij, edhe pse ato jetojnë jashtë Zvicrës
Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me trajtimin e refugjatëve me status të njohur azili. Ajo i ka dhënë të drejtë një refugjati të pranuar (me prejardhje nga Çadi, Afrikë) në kontestin që ai kishte me Sigurimin e Invaliditetit, në Zvicër, shkruan sda.ch.
Konkretisht, refugjati me vendimin e ri, ka të drejtë të marrë një pension invaliditeti për dy vajzat e tij, edhe pse ato jetojnë jashtë Zvicrës.
Në vendimin e saj, Gjykata Federale ka vendosur të drejtën ndërkombëtare mbi atë vendore, të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Konventa ndërkombëtare për Refugjatët u garanton refugjatëve të pranuar, të drejta të barabarta me ato të qytetarëve të vendeve përkatëse, sa u përket sigurimeve sociale. Në këtë kontekst, hyjnë edhe pensionet e invaliditetit që lidhen me rastin konkret.
Për qytetarët zviceranë, kur është fjala për pensionet invalidore për fëmijë, nuk shikohet nëse fëmijët jetojnë në Zvicër ose jashtë saj. Të gjithë e kanë këtë të drejtë të pacenueshme, përcjell albinfo.ch. Rrjedhimisht, kjo e drejtë u takon edhe fëmijëve të refugjatëve.
Për këtë arsye, zyra përgjegjëse e pensioneve të invaliditetit duhet të merret edhe njëherë me rastin.
Refugjati i përmendur jeton në Zvicër që nga viti 1994, kur dhe i është njohur statusi i refugjatit. Nga viti 2005 ai merr pension invaliditeti, transmeton albinfo.ch. Kur, në vitin 2016 ai kishte kërkuar ndihma për dy vajzat e tij jashtëmartesore që jetojnë në Francë, qendra përgjegjëse për Pensionet e Invaliditetit në Bernë, kishte hedhur poshtë kërkesën.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














