Integrimi
Gjykata Federale: T`i sigurohet terapia kosovarit të dënuar
Gjykata tërheq vërejtjen nga tejkalimi i kohës së kaluar në burg të personit të dënuar. Prandaj ajo urdhëron që “në një kohë të shkurtër” t i sigurohet kosovarit vendi për terapi
Gjykata Federale e Zvicrës kritikon Gjykatën e Lartë të Kantonit Aargau se kjo e fundit nuk ka arritur t`i sigurojë një kosovari të dënuar dhe që mbahet në burg, një vend për trajtim terapeutik. Duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit, i dënuari ka kaluar tashmë 32 muaj në burg, edhe pse ka qenë i dënuar me vetëm 12 muaj burg, nga Gjykata e Qarkut në Zurzach. Veç kësaj, edhe kjo masë dënimi i ishte shndërruar në një masë terapie stacionare.
Kosovari qe dënuar për lëndim trupor, kërcënime, prishje të qetësisë publike etj.
Edhe pse ka bërë disa herë kërkesë për lirim nga burgu ai vazhdon të mbahet në pavionin e sigurisë të burgut qendror të Lenzburgut. Ndonëse Gjykata Federale në Lozanë më parë i kishte hedhur poshtë ankesat e tij, ajo e kishte urdhëruar Zyrën Kantonale të Argaut për masa korrektuese që të bëjë përpjekje për t`i gjetur personit ne fjalë një vend për terapi.
Ndërsa në vendimin më të ri të “Lozanës” thuhet se autoritetet e Aargaut ende nuk kanë dhënë përgjigje nëse kanë kërkuar një vend të tillë, shkruan aargauerzeitung.ch. Në këtë kontekst, gjykata tërheq vërejtjen nga rreziku për tejkalim të kohës së kaluar në burg të personit të dënuar. Për këtë arsye ajo urdhëron që “në një kohë të shkurtër” t i sigurohet kosovarit vendi për terapi.
Vendimi i Gjkatës së Qarkut për dënim të personit në fjalë ende nuk është bërë i plotfuqishëm, pasi që është atakuar. Zyra për Masa Korrektuese arsyeton problemet për sigurimin e vendit të terapisë me procedurën ankimore. Për këtë arsye, Gjykata Federale kërkon që procedura e përmendur të përmbyllet sa më shpejtë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













