Shkurt.ch

Gjykata Federale, pro edukatës seksuale për parashkollorët

Dy familje ishin kërkuar që të kurseheshin fëmijët e tyre nga edukata seksuale në nivelin parashkollor dhe në dy klasat e para të fillores

Edukimi seksual si lëndë e futur për fëmijët parashkollorë nuk është shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës në përgjigje të dy familjeve nga Bazeli që ishin shprehur kundër edukatës seksuale në një moshë kaq të re.

Ankesa e tyre fillimisht ishte hedhur poshtë nga Drejtoria për Arsim e Bazelit, nga Gjykata e Kantonit  dhe nga ajo e apelit.

Familjet që ishin ankuar kishin kërkuar që të kurseheshin fëmijët e tyre nga edukata seksuale në nivelin parashkollor dhe në dy klasat e para të fillores, shkruan srf.ch. Ata e konsiderojnë këtë detyrim si shkelje të të drejtave themelore të fëmijëve të tyre.

Ndërsa vendimi i Gjykatës Federale, si shkalla më e lartë e drejtësisë në vend thotë se edukata seksuale për këto mosha, e aplikuar nga autoritetet arsimore të Bazelit është e qëlluar. Ajo synon të përgatisë fëmijët të mbrohen nga sulmet seksuale dhe të kujdesen për shëndetin.