Uncategorized

Gjykata Federale ndryshon qëndrimin: Pensione invaliditeti, edhe pacientët me tronditje truri!

Gjykata Federale e Zvicrës ka rishikuar qëndrimin e saj të ashpër në raport me pacientët që kërkojnë pension duke u arsyetuar me dhimbjet e tyre me shkaktarë të paqartë dhe me probleme të krahasueshme psikosomatike. me këtë rishikim, u mundësohet të kërkojnë pension invaliditeti edhe të sëmurëve mqë kanë pësuar ronditje truri (Schleudertrauma).

Në maj të vitit 2004, Gjykata Federale pati marrë një vendim sipas të cilit pacientët me dhimbje me bazë të paqartë nuk pengohen në aftësitë e tyre për punë kështu që nuk mund të pretendojne pensionin e invaliditetit. Këtë vendim gjykata e kishte mbështetur në arsyetimin se kjo lloj dhembjeje “nuk lidhet me kufizimet objektive të bazuara në ligjet natyrore që shkaktojnë probleme të funksionalitetit. Me këtë, dhimbjet në fjalë, janë të tejkalueshme nëse ekziston fuqia e caktuar e vullnetit”, thuhet në një komunikatë të Gjykatës Federale, transmeton albinfo.ch.

Një vendim i tillë ka bërë që pacientët që vuajnë nga këto pengesa, sipas rregullit nuk mund të pretendonin marrjen e pensionit invalidor, i cili ndahej vetëm në raste të jashtëzakonshme. Respektivisht, vetëm në rastet kur konstatohej se kthimi i sërishëm i pacientit në procesin e punës ishte i pamundshëm. Vendimi, edhe atëherë kur ishte marrë kishte hasur në kundërshtime nga shumë anë.

Sot, 11 vjet më vonë gjyqtarët federalë kanë vendosur ta hedhin poshtë një praktikë që e kishin futur në fuqi me vendimin e tyre, përcjell albinfo.ch komunikatën. Në gjykimin e publikuar sot (e mërkurë), Gjykata e përmendur ka vendosur që shkalla e aftësisë për punë e pacientit që vuan nga një çrregullim somatoform ose nga tronditja e trurit, duhet përcaktuar më në hollësi përmes një procedure të strukturuar provash”.