Integrimi
Gjykata Federale i jep të drejtë kosovarit të dënuar për vrasje
Gjykata e Lartë e Aargaut do të detyrohet të rigjykojë rastin e vrasjes së rëndë të gruas, të kryer në Riniken (AG) nga një kosovar. Kjo duhet të ndodhë bazuar ne vendimin e Gjykatëë Federale
Kosovari 47 vjeçar, në vitin 2009 kishte vrarë me pesë plumba bashkëshorten e tij 35 vjeçare në rrugë, në afërsi të stacionit të autobusit në Riniken. Në qershor të vitt 2013 Gjykata e Qarkut në Brugg e kishte dënuar kosovarin me 20 vjet burg për vrasje të rëndë. Krahas dënimit, atij i qe shqiptuar edhe një masë kujdestarie ambulante psikoterapeutike.
Si dorasi ashtu dhe prokuroria qenë ankuar para Gjykatës së Lartë të Aargaut: Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm dhe masë kujdestarie ndërsa vrasësi kishte ushtruar ankesë se i ishte shkelur e drejta për t`u dëgjuar, transmeton albinfo.ch. Ankesa, në marsin e vitit të kaluar kishte marrë përgjigje negative për kosovarin. Po ashtu negative kishte qenë përgjigja edhe për prokurorinë, e cila për vrasësin kishte kërkuar dënim me burg të përjetshëm dhe masë të kujdestarisë.
Lidhur me këtë vendim, personi i dënuar për vrasje kishte vendosur të ankohej edhe në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.
Arsyetimi i tij ishte se nga ana e gjykatës atij i qe mohuar e drejta për t`u dëgjuar. Sipas tij, qëndrimin e prokurorisë për apelim të vendimit gjyqësor, ai e kishte marrë vetëm pasi ishte hedhur poshtë ankesa nga Gjykata e Lartë. Kjo nënkupton që Gjykata e Lartë atë e kishte trajtuar në mënyrë të pabarabartë në raport me prokurorinë, e cila e kishte marrë përgjigjen para marrjes së vendimit nga Gjykata e Lartë.
Gjykata Federale në vendimin e saj e mbështet pikëpamjen e avokatit të kosovarit, duke vendosur që ta anulojë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe ta kthejë lëndën për trajtim të sërishëm në po atë gjykatë, e cila duhet të marrë një vendim tjetër.
Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata Federale i referohet veç tjerash Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas saj, të dyja palët e një procedure gjyqësore duhet të kenë qasje në të drejtën për t`u dëgjuar. Ky garancion përfshin po ashtu edhe të drejtën për të marrë në dijeni qëndrimet e ardhura nga gjykata dhe për t`u shprehur lidhur me to.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











