Shkurt.ch
Gjykata Evropiane kundërshton testin e gjuhës për bashkim familjar
Një lajm i mirë për bashkëshortët që po presin bashkimin familjar në Gjermani. Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka cilësuar të kundërligjshëm testin e gjuhës gjermane për bashkëshortët.
Të gjithë bashkëshortët që kërkonin bashkimin familjar në Gjermani duhet të kalonin një sërë pengesash. Një nga më të mëdhatë është edhe një provim i gjuhës gjermane. Sepse, pa një dëshmi se kishte njohuri fillestare të gjuhës gjermane nuk mund të vinin në Gjermani. Kjo praktikë aplikohet që prej vitit 2007 dhe lejon vetëm pak përjashtime: për shembull, kryerja e një shkolle të lartë, probleme me zhvillimin trupor dhe kur partneri ose partnerja vijnë nga Japonia, Izraeli, Australia ose SHBA-ja.
Në Kosovë provimin e kalojnë një në dy vetë
Sipas statistikave të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, një në tre vetë nuk e kalojnë testin. Ndërsa në vende si Pakistani, Bangladeshi, Iraku ose Kosova provimin e kalojnë një në dy vetë. Naime Dogan nga Turqia që donte të vinte te burri i saj në Gjermani, nuk e kaloi testin. Ambasada Gjermane në Turqi ia refuzoi aplikimin për vizë. Dogan është analfabete. Ajo nuk është në gjendie të lexojë dhe të shkruajë gjuhën e nënës, pra është pothuajse e pamundur të mësojë një gjuhë të huaj. Gruaja e pa si shkelje të së drejtës për t’u bashkuar me familjen e saj dhe ngriti padi. Pas gjykimit në shkallën e parë në Gjykatën Administrative, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë e cilësoi të kundërligjshëm testin e gjuhës gjermane për bashkëshortët. Testi nuk përkon me një marrëveshje që Gjermania e Turqia kanë nënshkruar së bashku më parë dhe ai vështirëson bashkimin familjar, thuhet në vendimin e gjykatës. “Kjo çështje ka dy probleme ligjore: së pari, mund të jetë shkelur e drejta e ribashkimit të familjeve sipas direktivave të BE-së dhe së dyti, mund të jetë shkelur marrëveshja e Asocimit mes BE-së dhe Turqisë”, shpjegon eksperti ligjor Daniel Thym, i cili drejton Departamentin e së Drejtës Publike në Universitetin e Konstancës. Siç raporton DW, përveç kësaj, mund të ketë edhe një përplasje me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore.
Karta e të Drejtave Themelore iu jep të drejtë familjeve, por është një e drejtë themelore relativisht abstrakte, interpretimi nuk është gjithnjë i qartë. Nëse gjykatësit do të shohin shkelje, atëherë nuk do të preken vetëm rregullat e Gjermanisë. Sepse, edhe në vende të tjera, si Danimarka, Holanda, Franca, Britania e Madhe dhe Austria, partnerët e huaj duhet të provojnë se kanë të paktën njohuri minimale të gjuhës së këtyre vendeve.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











