Jeta në Zvicër
Gjykata Evropiane e Drejtësisë të zgjidhë mosmarrëveshjet e BE-së me Zvicrën?
Brukseli ka propozuar t’i japë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë një rol të madh në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare të BE-së me Zvicrën, në një masë që mund të shërbejë si një plan për një marrëveshje Brexit, pavarësisht mosbesimit të shumë politikanëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy diplomatë të BE-së thanë për “Financial Times” se komisioni paraqiti një qasje të re këtë muaj për të menaxhuar marrëdhëniet me Zvicrën. Ajo do të ngrejë një kolegj arbitrazhi prej tre personash për të zgjidhur mosmarrëveshjet, me kusht që çështjet që lidhen me ligjin e BE-së i janë referuar GJED-së, përcjell albinfo.ch.
Kjo do t’i jepte gjykatës më të lartë të BE-së fjalën e fundit në interpretimin e pjesëve të mëdha të partneritetit tregtar.
Iniciativa e BE-së synon të zgjidhë një bllokim me Zvicrën lidhur me përpjekjet për të rënë dakord për një “kornizë institucionale” të re për marrëdhëniet tregtare të dy ekonomive, që qeveriset nga mbi 100 akordime dypalëshe. BE-ja ka qenë prej kohësh “e inatosur” nga mungesa e mekanizmave të zbatimit për të siguruar që Zvicra, jo anëtare, të respektojë pjesët e së drejtës së BE-së që përsëriten në marrëveshjet dypalëshe.
Iniciativa e komisionit – e cila ende nuk është pranuar nga zviceranët – gjithashtu është duke u parë nga Londra.
Zvicra, sikurse Britania e Madhe, është rezistente ndaj ndonjë marrëveshjeje që do t’u jepte gjykatësve të GJED-së kompetenca të gjera për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









