Shkurt.ch
Gjykata e Strasburgut kundër dëbimit të sudanezit nga Zvicra
Sipas Gjykatës, në rast se azilkërkuesi sudanez do të kthehej në vendin e tij do t`i nënshtrohej dhunës dhe keqtrajtimit. Për këtë arsye ai nuk guxon të dëbohet
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka marrë një vendim ndëshkues për Zvicrën. bëhet fjalë për rastin e një azilkërkuesi nga Sudani, të cilit autoritetet zvicerane dy herë ia kishin hedhur poshtë kërkesat për azil gjegjësisht kishin vendosur që ta dëbonin nga Zvicra.
Organet kompetente të Zvicrës kishin marrë këtë vendim duke u nisur nga shkaku se ishte e dyshimtë prejardhja nga regjioni i Darfurit, e azilkërkuesit në fjalë. Regjion ky i njohur për konfliktet dhe dhunën që mbretëron prej kohësh.
Ndërsa sipas Gjykatës së Strasburgut, është e besueshme se azilkërkuesi i përmendur sudanez nëse do të kthehej në vendin e tij do t`i nënshtrohej dhunës dhe keqtrajtimit dhe për këtë arsye ai nuk guxon të dëbohet.
Sudanezi ka ardhur në Zvicër në vitin 2004, ku ka paraqitur kërkesën për azil me pretekstin se ishte i përndjekur politik. Por ekspertët gjuhësorë kishin konstatuar se ai nuk kishte prejardhje nga regjioni të cilin e kishte paraqitur, kështu që edhe rrëfimi i tij i përndjekjes bëhej i pabesueshëm.
Pas vendimit refuzues ai kishte kaluar në ilegalitet por në vitin 2009 kishte kërkuar sërish azil në Zvicër, me arsyetimin plotësues se i përkiste një lëvizjeje kryengritëse në Sudan. Ai madje kishte marrë pjesë në një konferencë për të drejtat e njeriut në Gjenevë dhe ishte paraqitur në një emision të një televizioni lokal, si aktivist i të drejtave të njeriut. Por, për autoritetet zvicerane të gjitha këto ishin pjesë të një inskenimi për të fituar azilin në Zvicër.
Ndërkaq, Gjykata e Strasburgut vendimin e saj në favor të sudanezit e ka marrë duke marrë për bazë se të gjithë pjesëtarët e lëvizjeve kryengritëse, janë nën mbikëqyrjen e qeverisë sudaneze. Në këtë kuptim, edhe personi në fjalë i nënshtrohet rrezikut në rast kthimi në atdhe, shkruan srf.ch
Të përmendurit, përveç që fiton të drejtën për të qëndruar edhe më tutje në Zvicër, do t`i kompensohen shpenzimet e bëra procedurale në lartësi prej rreth 10 mijë frangash.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













