Lajme
Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpiak aktivistët e Vetëvendosjes, kandidat për deputetë
Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për sulm me granatë dore ndaj Kuvendit të Kosovës në verën e vitit të kaluar, mbetën në arrest shtëpiak. Ata janë kandidatë për deputetët të Kuvendit të Kosovës në këto zgjedhje
Gjykata e Apelit në Kosovë i ka lënë në arrest shtëpiak, katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për sulm me granatë dore ndaj Kuvendit të Kosovës në verën e vitit të kaluar. Mbrojtja e katër aktivistëve, të gjithë kandidatë për deputetët të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë arritur ta bindin gjykatën se janë të pafajshëm për aktakuzën që u ngarkohet.
Të akuzuarit: Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës mbetën nën arrestin shtëpiak, derisa të fillon procesi gjyqësor. Bashkë me ta, ka qenë i akuzuar edhe Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Avokati Tomë Gashi thotë se ankesa është dërguar në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë me kërkesë që kjo Gjykatë të ndërpres arrestin shtëpiak, sepse nuk është e drejtë që t’u pamundësohet të propozuarve për deputetë, të mos dalin në fushatë zgjedhore
Ndryshe, me 4 gusht të vitit të kaluar (2016), objekti i Kuvendit të Kosovës ishte sulmuar me një granatë hedhës, nga dy persona. Por, pa u mbushur një muaj, policia thotë se zbuloi sulmuesit, të cilët ishin 6 persona, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Policisë, tre prej tyre ishin blerësit e motoçikletës dhe tre të tjerë logjistikë.
Por, më vonë njëri prej tyre u liria në mungesë provash, kurse Dehari vdiq në paraburgim. Prokuroria thotë se kjo ishte vetëvrasje, ndërsa LVV dhe mjekoligjorët e pavarur këtë e kanë konsideruar si vrasje. Megjithatë, të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










